Kanalet e Shpërndarjes

Kanalet e Shpërndarjes

Integrime të çertifikuara me OTA-t kryesore

Me BookersDesk, pronarët e hoteleve dhe akomodimeve përfitojnë nga integrime të çertifikuara me OTA-t kryesore nderkombëtare. Çdo çmim, disponueshmëri dhe rezervim përditësohet automatikisht në kohë reale, duke eliminuar gabimet dhe duke maksimizuar shanset për rezervime. Shpërndarja e gjerë dhe menaxhimi efikas i rezervimeve rrisin performancën e shitjeve online dhe japin kontroll të plotë mbi biznesin tuaj.

Distribution Partners

Kanalet kryesore të shpërndarjes

Agoda Logo

Agoda

Agoda është një platformë globale rezervimesh me mbi 2 milionë akomodime në mbi 200 vende. Ajo ndihmon pronat të arrijnë audiencë ndërkombëtare përmes rrjetit të saj të shpërndarjes.

Airbnb Logo

Airbnb

Airbnb ofron mbi 7 milionë akomodime unike dhe eksperienca në mbarë botën, të menaxhuara nga host lokalë. Platforma fokusohet në qëndrime fleksibile dhe përvoja autentike për udhëtarët.

Booking Logo

Booking

Booking.com është një nga platformat më të mëdha globale të rezervimeve online, me mbi 1 miliard netë të rezervuara në vit, prezencë në 220+ vende dhe miliona përdorues çdo ditë në web dhe aplikacion.

Expedia Logo

Expedia

Expedia është një nga grupet më të mëdha globale të rezervimeve online, me prezencë në mbi 70 vende. Ajo përfshin marka të njohura si Hotels.com, Orbitz dhe Travelocity.

HostelWorld Logo

Hostelworld

Hostelworld është platforma kryesore globale për akomodime të tipit hostel. Ajo përmban mbi 40,000 prona dhe më shumë se 12 milionë vlerësime nga udhëtarët.

Hotelbeds Logo

Hotelbeds

Hotelbeds është një distributor B2B i akomodimeve për tregun ndërkombëtar të turizmit. Ai lidh hotelet me operatorë turistikë, agjenci udhëtimesh dhe linja ajrore në mbarë botën.

Allbookers Logo

Allbookers

Allbookers është platforma jonë kryesore e rezervimeve, duke ofruar qasje të thjeshtë dhe të shpejtë në mijëra akomodime. Integrimi me BookersDesk siguron sinkronizim në kohë reale.

World2Meet Logo

World2Meet

World2Meet është divizioni i udhëtimeve i Grupit Iberostar, që ofron shërbime të integruara turistike duke përfshirë akomodimin, shpërndarjen e produkteve, shërbimet hyrëse, operacionet ajrore dhe udhëtimet e korporatave. Platforma ndihmon partnerët të lidhen me një rrjet udhëtimesh më të gjerë dhe të ofrojnë përvoja fleksibël për udhëtarët modernë.

Trip.com Logo

Trip.com

Trip.com është një platformë globale udhëtimesh që ofron qasje në hotele, fluturime, trena, makinë me qira, transferta aeroporti, turne dhe bileta atraksionesh. Me mbi 1.2 milionë hotele në më shumë se 200 vende dhe fluturime në mbi 5,000 destinacione, ndihmon udhëtarët të planifikojnë dhe rezervojnë udhëtime të plota online.

eDreams ODIGEO Logo

eDreams ODIGEO

eDreams ODIGEO është platforma kryesore botërore e abonimit të udhëtimeve, që operon në 44 tregje nëpërmjet markave si eDreams, Opodo, GO Voyages, Travellink dhe Liligo. Ajo u ofron udhëtarëve një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë fluturime, hotele, paketa, makinë me qira dhe produkte të tjera udhëtimi.

Cookies Consent

Ne përdorim cookie për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies. Më shumë